Përmbytja e varrezave në Lezhë, PD: Turp! Ndërhyni urgjent, më e pakta që mund të bëni

10 Shkurt 2021, 09:03| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 09:06

  • Share

Ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj ka kërkuar ndërhyrjen menjëhershme te varrezat në Lezhë të cilat janë përmbytur nga uji. Ajo e ka cilësuar si të turpshme për pushtetin vendor këtë situatë.

“Varrezat në Markatomaj të Lezhës dje pasdite ishin nën pushtetin e ujit! Banorët e zonës të irrituar nga kjo gjendje e pajustifikueshme kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në sistemimin e ujërave me rrjedhje malore.  Pushteti vendor në mënyrë urgjente të marre të gjitha masat për sistemimin dhe përmirësimin e situatës! Është më e pakta që mund të bëhet !

Respekti ndaj të vdekurve dhe banesave të tyre të fundit është detyrim për pushtetin vendor!  (Pamjet janë filmuar dje pasdite rreth orës 15:00) Turp !  Mjaft më, lezhjanët janë lodhur me propagandën boshe të punëmbaruarve të bashkisë Lezhë! Koha për ndryshim”, shkruan ish- deputetja.


Lajmi kryesor:

E rëndë/ Përroi del nga shtrati, përmbyten varrezat në Lezhë! Ndreu: Papërgjegjshmëri e qytetarëve, kanë bllokuar lëvizjen e ujit! PD: Turp(PAMJET)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?