Përmbytet varka me një familje në Kanalin Anglez, ndërron jetë 7-vjeçarja

3 Mars, 17:46| Përditesimi: 3 Mars, 17:50

  • Share

Një vajzë shtatë vjeçare ka vdekur pasi varka e vogël, me të cilën po përpiqej të në Kanalin Anglez së bashku me familjen, u përmbys në ujërat franceze.

Zyrtarët thanë për mediat franceze se varka mbante 16 emigrantë kur u mbyt disa kilometra nga bregu.

Varka "nuk kishte përmasat e duhura për të transportuar kaq shumë njerëz",- thuhet në raportimin e autoriteteve lokale.

Autoriteti lokal Préfet du Nord tha se policia dhe zjarrfikësit u lajmëruan për varkën e përmbysur nga një kalimtar në breg.

Sipas BBC, ndër të tjera bëhet me dije se prindërit e vajzës, të cilët po udhëtonin me 3 fëmijët e tyre të tjerë, u dërguan në një spital në Dunkirk..

"Një çift, origjina e të cilëve është duke u përcaktuar, me katër fëmijët e tyre, përfshirë nënën që është shtatzënë, ishin në bord," tha Préfet du Nord.

Shifrat e Home Office tregojnë se më shumë se 2,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i këtij viti.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?