Ushtarët meksikanë duke evakuuar disa pacientë

Bota

Përmbytet spitali në shtetin qendror të Meksikës, humbin jetën 17 pacientë

8 Shtator 2021, 09:24| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 09:26

  • Share

Të paktën 17 pacientë kanë humbur jetën pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në një spital në shtetin qendror Hidalgo të Meksikës.

Një lum doli nga shtrati dhe uji më pas ndërpreu furnizimin me energji elektrike në spitalin në qytetin e Tulës.

Disa nga viktimat ishin pacientë me COVID-19 të cilët po trajtoheshin me terapi me oksigjen.

Ekipet e shpëtimit evakuuan rreth 40 pacientë. Ndërkohë, një varkë që transportonte guvernatorin e shtetit u mbyt në lumë.

Omar Fayad më vonë shkroi në Twitter se ishte "i sigurt dhe shëndoshë e mirë", duke shtuar se autoritetet shtetërore do të vazhdonin të koordinonin operacionet e urgjencës në zonat e prekura.

Presidenti i vendit, Andrés Manuel López Obrador u bëri thirrje banorëve të zonave të ulëta të lëvizin në strehimore ose të qëndrojnë me të afërmit ose miqtë në vende më të sigurta.

Më shumë se 30,000 njerëz në qytete në të gjithë shtetin janë prekur nga përmbytjet.

Dy persona vdiqën nga përmbytjet në Ecatepec, një periferi veriore në Mexico City.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?