Emigrantë

Përmbytet gomonia me emigrantë në Kanalin Anglez, 1 viktimë dhe një i plagosur

15 Dhjetor 2023, 12:46| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 12:47

  • Share

Një person ka vdekur dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez.

Ata ishin në mesin e të paktën 66 personave në gomonen e cila u vu në vështirësi rreth pesë milje nga bregu verior francez.

Sipas raportimit nga Sky News, të mbijetuarit janë dërguar në Calais, ndërsa kërkimet po vazhdojnë nga ajri dhe deti.

Ekipet e shpëtimit arritën te gomonia rreth orës 1 të mëngjesit me kohën lokale dhe zbuluan se një nga tubat e varkës ishte shfryrë dhe njerëzit ishin në ujë. Dy nga emigrantët u gjetën pa ndjenja. Njëri në gjendje të rëndë për jetën u transportua me helikopter në spital, ndërsa personi i dytë nuk mundi të mbijetonte.

Ministri i qeverisë britanike Andrew Griffith tha se tragjedia e fundit nënvizoi pse kalimi ishte nuk ishte një rrugë e sigurt.

"Tregon edhe një herë rëndësinë e goditjes së tregtisë së tmerrshme të trafikantëve të njerëzve në Kanal. Nuk është rrugë e sigurt, nuk është kalim i sigurt. Njerëzit nuk duhet ta bëjnë këtë. Prandaj është me të vërtetë e rëndësishme që qeveria të marrë masa... për të hequr absolutisht nxitjen, për të thyer modelin ekonomik të kontrabandistëve të njerëzve, në mënyrë që të ndalojmë këtë tregti të tmerrshme", tha Griffith.

Shifrat e fundit tregojnë se pothuajse 29 mijë emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, numri i dytë më i lartë në rekord për mbërritjet me varka të vogla.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?