VIDEO/ Përmbyten garazhet e Jamarbër Malltezit te kompleksi ‘Kontakt’

8 Nëntor 2023, 18:06| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 18:24

  • Share

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut të ditës së sotme kanë përmbytur edhe parkimin nëntoksor të kompleksit ‘Kontakt’, i ndërtuar në truallin e ish-kompleksit ‘Partizani’, aksioner në të cilin është Jamarbër Malltezi.

Siç shihet edhe nga pamjet makinat janë të mbuluara nga uji, ndërsa dëmet që u janë shkaktuar banorëve arrijnë vlera të konsiderueshme dhe nuk do dëmshpërblehen nga askush. Ndërkohë që çmimi për vendin e parkimit u ka kushtuar banorëve mbi 20 mijë euro, pasi bëhet fjalë për një zonë mjaft të kërkuar në kryeqytet.

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është i arrestuar nga SPAK dhe GJKKO ka caktuar ndaj tij masën ‘arrest me burg’, pasi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, në kohën kur kryeministër ishte Berisha. Dyshohet se Malltezi ka përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri  5.4 milionë euro.

Nga ana tjetër oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë sekuestruar 25 pasuri të tij, përfshirë 6 llogari bankare me vlerë më shumë se 250 mijë euro si dhe disa apartamente.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej i kshillit: 08/11/2023 20:40

    Partizani 1 e shkrepse 2

    Përgjigju
  • turi: 08/11/2023 19:03

    edi rama duhet ti shembe ato pallate dhe te ndertohet klubi partizani aty ku ishte si ishte...

    Përgjigju
    • Or tej: 08/11/2023 19:39

      Biles te ndertohet me emrin Partizani me yll or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?