Përmbysje karakteri për Barcelonën, gabon Milan! Napoli nis arratisjen në Seria A, sonte Inter-Bologna (VIDEO)

9 Nëntor 2022, 11:06| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 14:39

  • Share

Ka rezultuar tej mase e vështirë, por Barcelona është larguar me 3 pikët nga transferta e Osassuna-s edhe pse luajti për 60 minuta me një lojtar më pak dhe në disavantazh. Të besuarit e Xavi-t u befasuan që në minutën e 6 teksa Garcia kaloi vendasit në avantazh, ndërsa në minutën e 31 Leëandoëski mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak. Për protesta në fundin e pjesës së parë u ndëshkua me të kuq edhe Pique në pankinë, duke e mbyllur karrierën pa patur mundësinë të zbresë në fushë.

Gjithsesi në pjesën e dytë Barça tregoi karakter, duke barazuar fillimisht me Pedri-n, ndërsa Rapinha realizoi një supergol me kokë. Kjo fitore e dërgoi Barcelonën 5 pikë plus nga Reali, që të enjten luan ndeshjen e kësaj jave kundër Cadiz.

Ndërkohë në Seria A Milan ka hedhur një hap fals kundër Cremonese-s, pasi ka barazuar pa gola. Kuqezinjtë patën pretendime për disa episode në këtë ndeshje, por ajo që vlen është se tani Napoli udhëheq me 10 pikë më shumë. Të besuarit e Spaletti-t fituan 2-0 kundër Empolit, duke vijuar në krye të pashqetësuar.

Sonte ndërkohë në fushë do të zbresë Interi, që pretendon të ndërrojë faqe pas humbjes me Juventusin në derbin e Italisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?