Inter duke festuar golat

Përmbysje e çmendur në San Siro, Inter mposht Lazio-n dhe kap zonën Champions! Feston edhe Napoli (VIDEO)

30 Prill 2023, 14:36| Përditesimi: 30 Prill 2023, 14:39

  • Share

Inter ka marrë një fitore jetike kundër Lazios për kualifikimin sezonin e ardhshëm në Champions League. Zikaltërit edhe pse pjesën e parë e mbyllën në humbje, në të dytën e përmbysin 3-1 falë ‘dopietës’ së Lautaro Martinez dhe golit të Robin Gosens.

Falë këtij 3 pikëshi Interi u rifut në zonën Champions pasi aktualisht renditet në vendin e katërt me 57 pikë, po aq sa Milani i vendit të pestë dhe Roma e vendit të gjashtë.

Kliko këtu për golat e ndeshjes.

Fitorja e zikaltërve lumturoi tej mase edhe Napolit, pasi nëse sot të besuarit e Spaletti-t fitojnë kundër Salernitanës shpallen zyrtarisht kampionë të Seria A.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?