Dalja nga rruga e trailerit me targa të huaja në hyrje të Elbasanit shkakton radhë kilometrike makinash! Tentohet devijimi i trafikut (VIDEO)

20 Dhjetor 2022, 19:37| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 19:56

  • Share

Radhë kilometrike të makinave janë shkaktuar në hyrje të Elbasanit, ku një trailer me targa të huaja prej orësh ka dalë nga rruga dhe është anuar në njërën anë të aksit ‘Elbasan-Bradashesh’.

Edhe pse prej traileri është përmbysur prej orësh, ende nuk është është bërë i mundur lirimi i plotë i rrugës, duke bërë që të aksi Tiranë-Elbasan të bllokohet totalisht prej më shumë se 50 minutash.

Policia është përpjekur të mënaxhojë situatën duke tentuar që të orientojë drejtuesit e automjeteve nëpër rrugët e lagjeve, por përpjekja nuk ka rezultuar e suksesshme duke bërë që të krijohen rradhë trafiku deri në 4 kilometra të gjata.

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?