Foto ilustruese

Përmbyset zetori, vdes duke punuar tokat 20-vjeçari nga Peqini

23 Qershor 2023, 12:36| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 12:40

  • Share

Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku një i ri humbi jetën pasi ra në kontakt me tensionin e lartë teksa ishte duke korrur grurë, serish janë shënuar aksidente me mjete bujqësore, ku njëri ka rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e një 20-vjeçari.

Një aksident i rëndë është shënuar në Peqin, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, ku një 20-vjeçar, teksa punonte tokën, me mjetin bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur.

Për pasojë, 20-vjeçari me iniciale D.H është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. 

Ndërsa ditën e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar për mjekim, nga familjarët e saj, një vajzë 15 vjeç, e cila sipas deklarimeve të bëra nga familjarët dhe nga veprimet e para hetimore, rezulton se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike pasi ka prekur autokombajnën me të cilën punonte babai i saj. 

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?