Foto ilustruese

Përmbyset zetori në Gramsh, vdes 60-vjeçari

6 Mars 2023, 08:23| Përditesimi: 6 Mars 2023, 08:46

  • Share

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Gramsh, pasi i është përmbysur zetori që po drejtonte.

Sipas policisë në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin bujqësor tip 'Zetor', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?