Përmbyset pedaloni me dy persona në Durrës! Shpëton një prej tyre, tjetri dyshohet i mbytur (VIDEO)

1 Mars 2020, 12:54| Përditesimi: 1 Mars 2020, 14:19

  • Share

Dy persona kishin marrë një pedalone dhe kishin dalë për të peshkuar në zonën e plazhit të Currilave në Durrës duke përfituar nga fundjava.  Ideja për të peshkuar ditën e sotme duket se nuk ka rezultuar e mirë pasi deti ka qenë me dallgë dhe i trazuar, që ka shkaktuar dhe përmbysjen e pedaloni jo shumë larg bregut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25,  ku pas njoftimit policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen në breg të shtetasit  I.B, 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Për shtetasin tjetër A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mbytur, ndërsa policia kufitare vijon kërkimet me mjete lundruese si dhe janë nisur polumbarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Komento

Komente

  • Aleks: 03/03/2020 10:44

    Dje ne miting u lut u gjunjezua per te mos e shkarkuar dhe per tè mos shkuar né burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?