Autobusi i përmbysur

Përmbyset autobusi në Turqi, vdesin 5 persona, mes tyre një foshnjë! Plagosen 22 pasagjerë të tjerë

7 Janar 2023, 21:32| Përditesimi: 7 Janar 2023, 21:36

  • Share

Një aksident automobilistik në orët e para të mëngjesit të sotëm në Turqi ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, mes tyre një foshnjë, ndërsa 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se një autobus ndërqytetës është përmbysur në rrugët e qytetit Silvan, në lagjen turke të Dijarbakirit.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit në kilometrin 65 të autostradës Silvan, gjë që ka sjellë si pasojë përmbysjen e autobusit që ishte plot me pasagjerë.

Për aksidentin është arrestuar drejtuesi i automjetit dhe shoferi ndihmës.  Pas njoftimit për aksidentin, shërbimet e urgjencës kanë dërguar ekipe të shumta me ekipe mjekësore dhe të shpëtimit, duke përfshirë njësitë e Ekipit Kombëtar të Shpëtimit Mjekësor. Pavarësisht kësaj, pesë persona kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe 22 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?