Ulsi Manja

Përmbyllja e fazës së shqyrtimit të përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me atë të BE, Manja: Pritet çelja zyrtare e negociatave për grup-kapitujt e parë

14 Dhjetor 2023, 20:29| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 20:49

  • Share

Ministria e Drejtësisë ka përmbyllur fazën e shqyrtimit analitik të përputhmërisë së legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja falënderoi ekipin e ministrisë që udhëhoqi procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘facebook’, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bën me dije se ministria që drejton koordinoi 89 institucione në 65 takime përgatitore, 4 takime teknike me Komisionin Evropian.

Ai shprehet se më tej pritet që Bashkimi Europian të çelë zyrtarisht negociatat për grup-kapitujt e parë “Themeloret”.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?