Përmbyllet Maratona e Tiranës, Kenia rrëmben 3 çmimet e para! Në garë morën pjesë 4,000 vrapues nga Shqipëria dhe bota

22 Tetor 2023, 14:43| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 14:57

  • Share

 

Është përmbyllur edhe këtë vit, për të shtatin edicion radhazi, Maratona e Tiranës, ku 4700 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 47 vende të ndryshme të botës morën pjesë në disa kategori, 10 km, 21 km, si dhe maratona e plotë 42 km, ndërkohë që në garë u bashkuan edhe kategori si Ëe Too, me 22 garues, që u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

Në përmbyllje të kësaj sfide emocionuese dhe dinamike, janë shpallur edhe fituesit që arritën të triumfonin me mijëra vrapuesve të tjerë.

Kenia që për herë të parë u përfaqësua këtë vit në Maratonën e Tiranës, rrëmbeu 3 çmimet e para, ndërsa Luiza Gega kryesoi kategorinë e femrave në 21 km.

Fituesit sipas kategorive:

42 km

Femra

1 Natalia Semenovych

2 Hellen Jepkosgei Kimutai

3 Sonia Cekini

Meshkuj

1 Ezekiel Kipkorir

2 Laban Cheruiyot

3  Hosea Kiplagat Tuei

 

21 km

Femra

1 Luiza Gega

2 Glorius Jepkirui

3 Ronah Nyaboke Nyabochoa

Meshkuj

1 Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo

2 Kennedy Kimutai Kaptila

3 Nicolo Bedini

 

10 km

Femra

1 Gresa Bakraci

2 Redia Dauti

3 Anila Skora

Meshkuj

1 Panagiotis Karaiskos

2 Bledar Mesi

3 Krzysztof Szymanowski

 

42 km 

1 Ilir Këllezi

2 Renato Dorzi  

3. Altin Vorpsi

Sot Maratona e Tiranës, ja plani i lëvizjes së automjeteve! Rrugët ku nuk do lejohet parkimi

Lajmi kryesor:

Përfundon Maratona e Tiranës, sportistët kenianë rrëmbejnë 3 vendet e para! Luiza Gega thyen rekordin kombëtar, pjesë e garës edhe kategoria ‘We too’


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?