Ministria e Drejtësisë

Përmbarimi shtetëror ‘ngel’ në klasë! Ministria e Drejtësisë: Zgjatje të pajustifikuara në ekzekutimin, mungesë transparence

30 Tetor 2022, 09:15| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 09:28

  • Share

TIRANË- Është ndër institucionet e rëndësishme të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, por dhoma kombëtare e përmbaruesve shtetërore rezulton jo eficente.

Ky është konstatimi i ministrisë së drejtësisë e cila kërkon një riformatim të përmbarimit shtetërorë duke nisur nga rekrutimi i stafit, trajnimet vazhduese e deri tek masat disiplinore.

Sipas Materialit të siguruar nga ReportTv ministria konstaton se “analiza e sistemit të drejtësisë evidenton se ka mangësi në shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror dhe privat, zgjatje të pajustifikuara në ekzekutimin e titujve ekzekutivë, mungesë transparence dhe përkushtimi në ushtrimin e detyrave, si dhe vonesa të mëdha në ekzekutim.

Për këtë arsye deputetëve u është dorëzuar projektligji ku është shtuar matja e rezultateve, hetimi disiplinorë për përmbaruesve përfshi edhe drejtuesit e zyrave e po ashtu edhe afatet kohore që do duhet të zbatohet një vendim në mënyrë të paanshme.

Argumentimi i Ministrisë së Drejtësisë

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?