Përmbarimi shkon në zyrat e FSHF: Zbato vendimin e Gjykatës, blloko asamblenë e 2 marsit

25 Shkurt 2022, 09:07| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 13:26

  • Share

Përmbaruesit kanë zbarkuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke i kërkuar të ekzekutojë vendimin e Gjykatës për të ndaluar asamblenë e 2 marsit. Bëhet me dije se vendimi është ekzekutuar nga studio Basha& I shpk dhe mban datën 22 shkurt, ndërsa përmbaruesja që e ka firmosur është Farije Istrefi.

Kujtojmë se 4 ditë më parë Gjykata e Tiranës rrëzoi Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Armand Dukën, teksa pezulloi garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi.

Deri më tani Armand Duka ka shpërfillur vendimin e  Gjykatës e cila vendosi pezullimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Duke sfiduar hapur ligjet dhe gjykatat e vendit,  Duka ka zhvilluar dje aktivitet në kuadër të fushatës së tij për të siguruar edhe një mandat të gjashtë. Kujtojmë se në nenin 320/a, të Kodit Penal, thuhet se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës, sikurse kërkon të bëjë Armand Duka duke mos iu bindur vendimit të gjykatës që i ndalon zgjedhjet, dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.

Vendimi i Gjykatës:

1. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit datë 21.01 2022 të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, e planifikuar për të zhvilluar punimet në datë 02.03.2022 ora 10:00, deri në përfundim të gjykimit të themelit të çështjes.

2. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, në organizimin, mbikqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-se të datës 02.03.2022, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata në lidhje me objektin e kërkesëpadisë.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Urdhëri i Përmbaruesit për FSHF

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shijaku: 28/02/2022 17:57

    Duka i Krimit Klani Zemunit…kokarra e hajnit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?