Përleshja në ring

Përleshje dhe kaos në ring, boksieri grushton Mayweather edhe pse arbitri ndal ndeshjen (VIDEO)

12 Qershor 2023, 12:19| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 12:20

  • Share

Dueli mes boksierit Floyd Mayweather dhe sfidantit të tij John Gotti zhvilluar mbrëmë në Florida është mbyllur me një sherr masiv. Gotti vijoi të sulmonte Mayweather pavarësisht se gjyqtari e ndaloi duelin për shkak se dy boksierët flisnin papushim gjatë 6 raundeve (sfida ishte me 8 raunde).

Gotti nuk dëshironte të dilte nga ringu dhe pavarësisht se në mes hyri gjyqtari, ai arriti ta shmangë atë dhe nisi të grushtojë Mayweather, që po mbrohej. Më pas në ring hynë stafet e dy boksierëve që nisën t'i ndajnë, dukë bërë që kaosi të mbizotërojë mes litarëve.

46-vjeçari Mayweather (50 fitore e 0 humbje në karrierë), dukej se po tallej me rivalin 30-vjeçar në ring. Gotti, nipi i një ish-bosi famëkeq, nuk e priti mirë këtë situatë dhe mes boksierëve pati mjaft sharje e batuta teksa duelonin në ring.

Gjyqtari paralajmëroi edhe më herët ndërprerje të duelit dhe e mbylli atë parakohe në mesin e raundit të gjashtë. Më pas nisi sherri fillimisht mes dy boksierëve dhe më pas ai mori përmasa gjigande. Gotti nuk arriti asnjëherë të prekte Mayweather, që u mbrojt mirë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?