Lutfi Harizi

Përleshja në Kuvendin e Kosovës, nënkryetari i LDK-së: Një ministër i Albinit ka thënë se veç nëse vriten nja 20 shqiptarë, më kthehet humori

14 Korrik 2023, 11:04| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 13:52

  • Share

KOSOVË- Një ditë pas të pazakontës në Kuvendin e Kosovës ka nisur një tjetër debat po aq shterpë sa zënka fizike. Pyetjes se cila prej partive nisi sherrin në seancën plenare të së enjtes në mesditë, krijoi sërish ndasi politike, duke harruar se në fakt ajo që ndodhi brenda Parlamentit në Prishtinë ishte e panevojshme dhe e ulët. E kësaj skene të turpshme, nënkryetari i LDK-së në fakt i jep një zanafillë krejt tjetër. Sipas tij dhuna në Kuvend erdhi nga veriu por edhe nga “dëshira” e një ministri të qeverisë Kurti i cili sipas tij dëshiron të vriten 20 shqiptarë që t’i kthehet humori.

Lutfi Haziri nuk përmend emra për këtë pretendim.

“Deri këtu e sollën Republikën: përmes dhunës nga Veriu e në Kuvend

Kështu i kemi punët e raportet me partnerët, si sot në Qeveri e Kuvend. Ka edhe më keq. Shpresoj të mos ndodhë...

Një ministër paska pas thënë se veç nëse nja 20 shqiptarë vriten, më kthehet disponimi(humori)!

Në një vend e në një kohë, për këtë, jo që kishte ikur Qeveria, por...” – shkroi Haziri.


Lajmi kryesor:

Përleshja në parlamentin e Kosovës/ Prokuroria merr në pyetje zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin e Financave Hekuran Murati! Reagon avokati Lushtaku-t: U vetëmbrojt


G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 14/07/2023 11:41

    A ka emer ai minister , o Luto fukaraja! O i pështirë që je , opinioni duhet ta din të verteten, prandaj trego se si u bëre miliarder (€) nga politiska e pas luftes…?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?