Përleshja e dhunshme mes ultrasve pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, shoqërohen 106 tifozë të ekipeve! 8 në pranga, 20 nën hetim (Emrat)

8 Tetor 2023, 10:13| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 12:28

  • Share

Tetë tifozë janë arrestuar pas përplasjeve të dhunshme mes ultrasve të Vllaznisë dhe Tiranës një ditë më parë. Policia shoqëroi 106 mbështetës të skuadrave ndërsa përgjatë sherrit, 5 tifozë mbeten të lënduar. Përplasja nisi në rrugën e Kombit, pas humbjes së Vllaznisë 0-1 përballë bardhebluve të kryeqytetit.

Tetë tifozë janë arrestuar dhe 20 të tjerë, proceduar penalisht pas përplasjeve në rrugën e Kombit, pas ndjeshjes Vllaznia-Tirana të luajtur në Kukës, ku u shoqëruan 106 tifozë.

Të arrestuar janë Klejvi Xeka, Klejdi Zyka, Renato Markgjoni, Ismail Asllani, Klodian Dumi, Rakip Lala, Fabjon Kurti dhe Frensi Shehi të moshës 18 vjeç, për “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Përplasja mes tifozëve ndodhi pas disfatës së Vllaznisë në ndeshjen me Tiranën, me rezultatin 0-1, gol I pësuar në minutën e fundit të shtesës.

Pas sfidës, kanë qenë mbështetësit e Vllaznisë që kanë sulmuar tifozët e Tiranës, në Reps. Rrugës për në kthim, ultrasit goditën me sende të forta njëri tjetrin, , në një përleshje të dhunshme.

Nga përleshja e tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë pesë prej tyre mbetën të lënduar, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Lezhës pas frakturave të shkaktuara. Edhe gjatë ndeshjes, mes "Fanatiksave" të Tiranës dhe tifozëve të Vllaznisë ka pasur ofendime në distancë.

Të dyja tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • CaBone: 08/10/2023 19:11

    O po cfat bejet me kta njerez me ti? Po ne jemi te giith nje Komb mer cuna, pse me u ber kaq VK? Po ndeshje eshte fundja. Dhe tani eshte kthyer cdo gje bisnes. Ju vriteni kot me njeri tjetrin. Dmth Popull bagti pa Lidhje.

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/10/2023 13:50

    Qr viti 2023 kto masakrohen mes vedit per kta cfare ekipesh. Kto jan per ti var per koqesh.

    Përgjigju
  • Partizon: 08/10/2023 12:11

    Shpellar.Viti 2023 dhe ju per nje loje i merrni jeten dhe dhunoni njerezit pa ane njerezore fare.Zoti ju hapte syte dhe mendjen dhe ishalla ju ben njerez se qenkeni kafshe parahistorike.Sa turp.

    Përgjigju
  • ana: 08/10/2023 12:05

    Po si ka mundesi te jeni kaq bastarde? Cfare mut nenash ju kane rritur. me siguri i keni pas dhe i keni kurva! jeni kopila se nuk ka mundesi tjeter.

    Përgjigju
  • Hckzn: 08/10/2023 10:40

    Ju qifsha ropt motrat qe ziheni per nje ndeshje futbolli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?