Përleshja e dhunshme mes ultrasve pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, Gjykata e Lezhës liron 8 tifozët

11 Tetor 2023, 11:06| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 12:14

  • Share

Gjykata e Lezhës ka liruar 8 tifozët e arrestuar të shtunën për përplasjen fizike të ndodhur në një pikë karburanti në Reps të Mirditës pas ndeshjes Tirana-Vllazni në Kukës. Në seancës e zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi u dëgjuan palët, Gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Nga përplasja e dhunshme të pasdites të së shtunës mbetën të plagosur 5 tifozë. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Tirana fitoi 0-1 me Vllazninë në stadiumin e Kukësit, për javën e tetë në Superligë. Në "Kukës Arena" të pranishëm ishin tifozët e të dyja skuadrave, që pas përfundimit të sfidës u përleshwn në Reps. Rrugës për në kthim, ultrasit nuk kanë lënë pa përdorur sendet e forta kundër njëri-tjetrit, në një përleshje të dhunshme. Të dyja tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite.

Pas përfundimit të sfidës, tifozët e Vllaznisë duket se janë ndjerë të zhgënjyer, pasi skuadra e tyre pësoi golin në minutën e 90+7 të ndeshjes, pikërisht në aksionin e fundit nga Hasani.

Gjatë gjithë takimit mes "Fanaticsave" të Tiranës dhe tifozëve të Vllaznisë ka pasur ofendime në distancë. Në fundin e ndeshjes, policia dhe siguria janë munduar që mos ndodhin përplasje në Kukës.

Gjatë kthimit në qytete e tyre, respektivisht në Shkodër dhe Tiranë, dy tifozeritë janë gjendur përballë njëra-tjetrës në zonën e njohur si Reps, në Rrugën e Kombit. Në pamje shihen tifozët që përleshen mes tyre, teksa karriget, shkopinjtë dhe sendet e forta nuk kanë munguar.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?