Përkujtohet ditëlindja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti! Veprimtari në memorialin e Skënderbeut në Lezhë

6 Maj, 11:52| Përditesimi: 6 Maj, 14:46

  • Share

Lezha solli në kujtese heroit tonë kombëtar "Gjergj Kastrioti" Skënderbeun. Në 619-vjetorin e lindjes së tij u zhvillua një veprimtari përkujtimore, ku merrnin pjesë autoritete lokale, qytetar dhe nxënës shkollash.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, historiani Paulin Zefi thotë se nuk është e sigurt që Gjergj Kastrioti mund të ketë lindur me 6 maj, por e rëndësishme është që të përkujtohet ditëlindja e tij dhe këtë vit kjo ngjarje ka marrë përmasa ndërkombëtare.

Teksa folën për rëndësinë e figurës së Gjergj Kastriotit autoritet lokale u shprehen se veprimtaria e e heroit tonë kombëtar duhet të jetë burim frymëzimi edhe në ditët e sotme.

Aktiviteti përkujtimor i organizuar nga Bashkia Lezhë në 619-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit, u mbyll me një koncert muziko letrar kushtuar figurës së heroit tonë kombëtar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ndreca: 07/05/2024 09:29

    edhe nieçin jorgos.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?