Përkujtohet ditëlindja e Dritëro Agollit, mungon muzeu! Banesa ku lindi shkrimtari e rrënuar

13 Tetor 2023, 19:21| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 19:38

  • Share

13 tetori është ditëlindja e shkrimtarit të madh nga Menkulasi i Devollit, Dritëro Agolli. Edhe sivjet është kremtuar me festime të ndryshme, por premtimet më shumë se 20 vjeçare, për të kthyer shtëpinë e shkrimtarit në një muze të mirëfilltë, ende kanë mbetur pa u realizuar.

Prej 5 viteve kjo ditë përkujtohet me muzikë, valle dhe ekspozimin e veshjeve të krahinës Menkulas të Devollit. E nuk kishin si të mungonin vargjet e tij.

Por edhe në këtë përvjetor, premtimet 20 vjeçare për ndërtimin e muzeut të Agollit, nuk janë mbajtur. Banesa e tij është amortizuar plotësisht.

Kryetari i shoqatës Devolli, Guri Seferi, tha se përveç ndërtimit të muzeut, së shpejti në pedonalen e Bilishtit do vendoset edhe shtatorja e shkrimtarit të madh.

Pjesë e festës tashmë të bërë traditë, ishin edhe artistë e figura të njohura të zonës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?