Elbasan/ Përkujtohet ‘Dëshmori i Atdheut’ Oltjon Sulovari! E ëma: Djalin ma vranë bandat e Sali Berishës

27 Tetor 2023, 20:24| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 21:16

  • Share

Më 27 tetor të vitit 1998 u vra në urën e Mifolit, Oltjon Sulovari. Një i ri nga Elbasani që ndihmoi forcat e policisë por u qëllua për vdekje nga banda kriminale.

Në vitin 2003 Oltjon Sulovari është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. 

Sot pas 25 vitesh, nëna e tij, Lumturi Sulovari e kujton me dhimbje e lot në sy ngjarjen e kobshme.

“Ishim të gjithë në greqi, kur e morëm vesh nga televizori. Erdhem me shpresën se do e gjenim gjallë, por nuk mbijetoi. (qan) Bandat e Sali Berishës poshtë urës. Ndërhyrja e Shpejtë e Vlorës me djalin u vunë në ndjekje të bandave por e qëlluan. Djali nuk ishte polic, erdhi nga Greqia dy javë me leje, dhe atë ditë shkonte në Vlorë për punët e tia. E ndalon policia dhe i lutet që të hipin në makinën e tij. Ai ndihmoi policinë për të kapur bandat dhe u vra”

Ceremonia përkujtimore në nder të dëshmorit të atdheut, Oljton Sulovari u zhvillua në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Elbasanit, ku u vendosen kurora më lule.

Më tej ceremonia vazhdoi në universitetin Aleksandër Xhuvani ku referoi, drejtori i Policisë së Elbasanit dhe Kryetarja e Shoqatës së Dëshmorëve.

Në vitin 1998, kur vendi ishte nën pushtetin e bandave policët u sulmuan nga dy persona të maskuar.  Të ndodhur pa makinë, ata ndaluan në rrugë Oltjon Sulovarin që udhëtonte nga Elbasani në Vlorë. 24-vjecari pranon të marrë në makinën e tij policët dhe vihet në ndjekje të banditëve, por mbetet pajete nga bershëria e plumbave.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?