Përkujtohet 75 -vjetori i kryengritjes së Zhapokikës! Memorial në nder të burrave që luftuan komunizmin

9 Tetor 2023, 14:40| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 14:51

  • Share

Një memorial kushtuar burrave që guxuan të kundërshtonin regjimin komunist është ngritur në fshatin Zhapokikë të Memaliajt, me rastin e 75 vjetorit të kryengritjes që mban emrin e këtij fshati. Memoriali u ndërtua nga bashkia, fill pasi drejtimin e mori koalicioni opozitar.  Në ceremoni morën pjesë, deputeti i zonës Tritan Shehu, kryebashkiaku demokrat Albert Malaj, përfaqësuesi i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Gjergj Marku, kryetar i Shoqatës Antikomuniste Malo Sadiku, Simon Miraka, ish i përndjekur politik dhe familjarë e të afërm të kryengritësve të Zhapokikës.

“Unë në këtë kryengritje kam pasur 4 persona, njërin e kanë pushkatuar pa gjyq”, tha Petref Dida.

“Këta martirë nuk luftuan për pushtet por për të drejtat e zakonet e tyre”, tha Malo Sadiku.

Burrat e fshatrave Zhapokikë, Luftinjë dhe Kamçisht në vjeshtën e vitit 1948 u ngritën me armë në dorë për të mbrojtur liritë e të drejtat e tyre zakonore dhe pronësore. 25 burra të kësaj krahine luftuan me armë dhe u vranë në përplasje të pabarabarta në numër dhe në armatim me forcat qeveritare. Ata qe mbeten gjallë vuajtën në burgjet komuniste.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?