Përkujtohet 49-vjetori i revoltës në ish-burgun e Spaçit

23 Maj 2022, 21:20| Përditesimi: 23 Maj 2022, 21:27

  • Share

TIRANË- Të përndjekurit politik, familjarët e të pushkatuarve dhe përfaqësues të kishës katolike morën pjesë në përkujtimoren për 49-vjetorin e Revoltës së Spaçit.

"Shqiptarët për herë të parë vendosën të kundërshtojnë regjimin komunist. 49 vjet më parë këtu u ngrit flamurin pa yllin komunist", tha Luigj Mila nga Organizata "Drejtësi dhe Paqe"

Ipeshkvi i Rrëshenit, dom Gjergj Meta zbuloi se origjina e tij është e njëjtë me Pal Zefin, nga Rrushkulli i Durrësit.

"Këtu vij si Ipeshkv por kam dhe një afeksion për këtë vend sepse vij dhe si përfaqësues i Pal Zefit. Gjyshërit tanë kanë jetuar në të njëjtin fshat, kemi qenë komunitet i vogël, ndërsa familja e Palit ishte e vetmja që u persekutua sepse ai nuk e pranoi propagandën komuniste. Ndërsa sot shkolla e fshatit tim ka emrin e Pal Zefit", u shpreh Dom Gjergj Meta.

E shkuara e trishtë nuk duhet harruar dhe të rinjtë duhet të njihen me këtë pjesë të errët të historisë, tha ambasadori austriak.

"Vendet përkujtimore janë dëshmitë e rëndësishme për mos harruar këtë periudhë të mos përsëritur gabimet e historike", tha Christian Steiner, Ambasador i Austrisë.

Në revoltën e Spaçit më 21 Maj 1973, regjimi komunist pushkatoi 4 të dënuar politike, Skënder Dajen, Dervish Beken, Hajro Pashain dhe Pal Zefin.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?