Përkujtimi i tërmetit, jo një herë në mot me qurra e me lot

27 Nëntor 2020, 14:10| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 14:11

  • Share

Dje u përkujtua pervjetori i tërmetit. Siç është bërë zakon secili kishte qasjen e vet: qeveria u përqëndrua tek rindërtimi, opozita tek të pastrehët dhe çadrat, shumica e mediave tek dhimbja për viktimat dhe tek tmerri i asaj nate.

Të tria qasjet mëtonin t’i mbushnin mendjen njerëzisë se edhe media, edhe opozita e, ca më tepër qeveria po përpiqeshin kush e kush më shumë të vihej në shërbim të popullit a, thenë ndryshe, në shërbim të interesit publik.

Dy forcat politike flisnin për tërmetin, po mëndjen e kishin dhe e kanë tek zgjedhjet e prillit të ardhshëm, më saktë tek votat.

Realiteti pastërmet nuk është as i bardhë e as i zi, po qeveria operonte me arritjet, i shtonte tablosë dritën, kurse opozita operonte me të pastrehët, shtonte hijet.

Si në çdo ngjarje edhe dje politika na kujtoi aksiomen: në se do të vertetën, mbylli veshët me dyllë kur të kalosh nga ishujt e partive, siç bëri Odiseja kur u gjend pranë sirenave.

Mediat e vunë theksin sidomos tek viktimat, varrezat dhe dhimbja e të afërmve, jo aq për t’i shërbyer interesit publik, sesa për të shtuar audiencën. Dhimbja, lotët dhe qasjet sentimentale në tërësi ngjallin më shumë vëmendje e tërheqin më shumë spektatorë.

Në një regjistër tjetër spektatorit mund t’i thuash edhe sehirxhi. Dhe përkujtimi i djeshëm kishte diçka nga sehiri.

Për ngjarje të tilla duhet të kujtohemi a më saktë të vrasim mendjen çdo ditë dhe jo një herë në mot.

Di kush të thotë p.sh sa nga fajtorët e kësaj gjëme janë dënuar nga drejtësia? Dhe s’flitet për gjëmë dosido po për 51 të vdekur, mbi 3 mijë të plagosur, rreth 14 mijë shtëpi të rrënuara, dhjetra mijëra vetë të mbetur pa strehë.

Kur kërkon penalitete e të dënuar s’është fjala për hakmarrje, por për t’u prerë rrugën qendrimeve të papërgjegjshme të një skote batakçinjsh: biznesmenë që ndërtojnë shkel e shko, supervizorë që mbyllin një sy para skarciteteve, bashkiakë që e dinë mirë si jepen lejet e ndertimit, por harrojnë si sigurohen standartet. Penalitet jepen për të shkuarën por veprojnë në të ardhmen.

Më tej akoma: kush di të thotë sa projekte janë përgatitur për të thithur 800 e ca milionë euro që donatorët ndërkombtarë vunë në dispozicion?

Mbase në ditë përkujtimesh duhet të mendojmë edhe për gjëra të tilla, madje duhet t’i kujtojmë e diskutojmë thuajse përditë dhe jo një herë në mot me qurra e me lot.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • JamKushJam: 27/11/2020 15:40

    Qeveria hedh drite, opordhzita hedh shit ( se ate di te bej) media hedh punen e saj. Gjokutaj media eshte! Apo u bere analist? Po te jete per analize, analizo si zgjidhte opordhzita PD fatkeqesit e kohes se vet dhe bazuar ne’sjelljen’ e saj do shikoje se do na kishte marre lumi po te mos ishte PS ne timon!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?