Albin Kurti

Përkrahësit e VV' protestë në distancë, Kurti i përshëndet nga ballkoni i qeverisë: Duam zgjedhje! (FOTO)

28 Maj 2020, 20:05| Përditesimi: 28 Maj 2020, 20:08

  • Share

Aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dolën sot pasdite në Prishtinë për të kërkuar zgjedhje të reja.Tubimi duke respektuar  masat anti-covid-19, vjen një ditë para se Gjykata Kushtetuese të japë vendimin për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për të vënë kryeministër Avdullah Hotin.

Albin Kurti doli në ballkonin e qeverisë për t’i mbështetur njerëzit që kishin dalë në shesh, i shoqëruar nga disa deputetë të Vetëvendosjes.

Kujtojmë se qeveria Kurti u shkarkua në Kuvend pas mocionit të mbështetur nga opozita dhe partneri në koalicion, LDK-ja. Kurti nuk zgjodhi të zbresë poshtë në shesh, për t’iu bashkuar protestuesve, por doli në ballkonin e qeverisë për t’u përshëndetur me ta. Sipas medias kosovare, kundërshtarët thanë se pamje të tilla ndodhin vetëm në vendet me regjime autoritare.

Komento

Komente

  • Fadil: 28/05/2020 21:55

    Shum organizim i bukur protesta e VV duke respektuar rregullat e distancimit social. Duke qarte se cfar agjende mbeshtet realisht populli i lire i Kosoves!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?