Përkeqësohet situata epidemiologjike, rriten sërish infektimet nga COVID-19 në Kosovë/ 445 raste dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

26 Shkurt 2021, 15:10| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 15:22

  • Share

KOSOVË- Rritet përsëri numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me virusin 445 persona dhe janë regjistruar 5 viktima.

Ditët e fundit shifrat e infektimeve në vend vetëm po rriten, ndërkohë që numri i viktimave është i njëjtë me ditën e djeshme.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të dalin fitues nga beteja me COVID-19 është 264, gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 39 raste, Pejë 37 raste, Prizren 29 raste, Gjilan 24 raste, Ferizaj 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 13 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 12 raste, Rahovec 8 raste, Kamenicë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Graçanicë 3 raste, Deçan 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 68.351, ndërkohë që ai i viktimave është 1.592 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas një shqyrtimi të situatës epidemiologjike në vend vendosi që të lehtësohen masat anti-COVID. Një ndër masat e reja të cilat hynë në fuqi ditën e sotme është heqja e orës policore në ‘zonat e kuqe’ në të gjithë vendin

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?