Foto ilustruese

Përkeqësimi i motit/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Mjetet lundruese të marrin masat për të parandaluar rreziqet

9 Dhjetor 2022, 12:34| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 12:36

  • Share

Teksa pritet përkeqësimi i motit pas mesditës të kësaj të premte, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka kërkuar që të merren masat nga mjetet lundruese. Era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe Jug Jug-Perëndim në forcën 5-9 bft, 1.00-1.50m dhe  shpejtësi 12-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.00 metra. 

Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas datës 11 dhjetor 2022 ora 12:00.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?