Foto ilustruese

Përkeqësim i kushteve atmosferike, sot reshje shiu në gjithë vendin

23 Prill, 07:21| Përditesimi: 23 Prill, 07:22

  • Share

Ditën e Martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mesditës Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie. Më pas në ditët në vijim, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Pritet rritje graduale e temperaturave.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 16 °C

në vendet e ulëta: 13 / 15 °C

në vendet malore: 8 / 12 °C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?