Përjetimet si gjyshe dhe sekreti i formave perfekte, Antonela Lena rrëfehet për ‘Një nga ne’: Mbaj regjim strikt dhe bëj palestër prej 10 vitesh

22 Nëntor 2023, 21:25| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 21:32

  • Share

Në një moshë të re, Antonela Lena provoi ndjesitë më të bukura të jetës, të qenit nënë e dy fëmijëve dhe më pas gjyshe në moshën 40 vjeçare. Ende pa mbledhur në dhomë lodrat e të birit, u bekua me një mbesë. Niki është pika e saj e dobët.

“Kur erdhi Niki në jetë ka qenë një mrekulli. Shikoja çdo hap të saj, çdo fjalë të saj dhe çdo zhvillim të saj si një mrekulli të Zotit”, rrëfen Antonela.

Tashmë në moshën 55 vjeçare ka më shumë kohë për t’u marrë me veten. Është një nga gjyshet më simpatike dhe më të kuruara në Gjirokastër.

Ushtrohet çdo ditë në palestër ndërsa regjimi ushqimor që ndjek, jo kushdo do kishte vullnetin ta mbante.

“Nuk konsumoj mëngjes. Kam një vit që ndjek një program që quhet fasting dhe ushqehem nga ora 16:00-20:00. Ky program konsiston në eliminimin e toksinave të trupit dhe unë e kam ndjerë këtë sepse ndihem e lehtë në organizëm”, tregon ndër të tjera.

Ka punuar në sektorin publik dhe atë privat dhe gjithnjë ka qenë kërkuese për tu rritur profesionalisht por edhe për të kontribuar në komunitet. Ka krijuar një lulishte të vogël pranë punës dhe është dhuruese e gjakut prej 15 vitesh.

Historinë e jetës, sekretin e marrëdhënies 40 vjeçare dhe ditën e saj nga mëngjesi deri në darkë i prezanton në emisionin “Një nga ne”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?