Përjashtimi i tenistit Gjokoviç, reagon Vuçiç: Është gjithmonë i mirëpritur në Serbi

16 Janar 2022, 15:14| Përditesimi: 16 Janar 2022, 15:18

  • Share

1641463992_novakdjokovicaleksandarvucic815x458.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas përjashtimit të tenistit serb Novak Gjokoviç nga 'Australian Open'. Vuçiç shprehet se ka foluar me Gjokoviç pas vendimit të gjykatës ndërsa i ka thënë se është gjithmonë i mirë pritur në Serbi. Vendimi i Gjykatës Federale i mohon tenistit mundësinë për të fituar “Australian Open” për të10-tën herë dhe të katërtën radhazi.

"I thashë se është gjithmonë i mirëpritur në Serbi"-tha Vuçiç për mediat.


Lajmi kryesor:

Refuzoi vaksinimin anti-COVID/ Përjashtohet nga ‘Australian Open’ tenisti serb Novak Gjokoviç pasi humb gjyqin, pritet të dëbohet nga Australia


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?