Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bujar Nishani

Politikë

Përjashtimi i Berishës, Bujar Nishani: Basha i ka vënë minat PD me kohë, po dëmton edhe Shqipërinë e interesin kombëtar! Bashkëpunimi i tij me Ramën, i turpshëm

26 Shtator 2021, 12:23| Përditesimi: 26 Shtator 2021, 12:27

  • Share

“Partisë Demokratike i janë vënë minat nga kreu i PD Lulzim Basha që kur ka marrë drejtimin e saj”. Kështu deklaron ish presidenti Bujar Nishani i cili thekson se Basha nuk po dëmton vetëm PD por sipas tij edhe Shqipërinë e interesin kombëtar.

“L. Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike. Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më. L.Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe Interesin Kombëtar. Pse Shqipëria dhe Interesi Kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej L. Bashës ? Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush ti dalë përballë e ta rrëzojë ! Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste”, shkruan Nishani.

Përjashtimin e Sali Berishës nga PD Nishani vijon ta quajë një pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashës.

“L.Basha e ka kthyer PD dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së E. Ramës. Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i L. Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal. Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria”, shkruan Nishani.

‘Foltorja’ e Sali Berishës dje është zhvendosur sot në Vlorë, me shpresën për të bindur demokratët se SHBA dhe Lulzim Basha e kanë gabim dhe ai është përjashtuar nga grupi i PD dhe shpallur ‘non grata’ nga DASH padrejtësisht. Takimit të Berishës në Vlorë, demokratëve dhe militantëve të tij, iu bashkuan edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili është rreshtuar krah ish kryeministrit.

Komento

Komente

  • Iris: 26/09/2021 23:22

    Qesharake te mendosh qe interesi kombetar dhe Shqiperia na u demtokan nga perjashtimi i Berishes!! Dhe jo nga kushdo,por nga ky Berishe, qe ndihmoi ne zgjatjen e jetegjatesise se makinerise serbe te luftes ne Ballkan,duke i shitur nafte!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?