Belind Këlliçi

Politikë

Përjashtimi i Berishës, Belind Këlliçi e pranon: Më kanë thirrur në ambasadën e SHBA, më pyetën si e gjykoj çështjen! Kanë bërë sondazh me një grup deputetësh të PD

20 Shtator 2021, 22:57| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 23:00

  • Share

Disa prej deputetëve të PD janë thirrur në ambasadën e SHBA në Tiranë, ku janë pyetur për aktualitetin politik në vend por edhe për çështjen e liderit historik të PD Sali Berisha i përjashtuar nga partia dhe i shpallur "Non Grata" nga SHBA.

Kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në emisionin “Open”, i cili e pohoi  se ka qenë një prej të thirrurve. Sipas tij, ambasada kishte mundësi të bënte një sondazh për të mësuar se çfarë mendonin deputetët dhe qëndrimeve që kanë rreth situatës në vendin tonë.

 “Po kam qenë i ftuar në ambasada. Një grup deputetësh të PD janë thirrur në ambasadën amerikane. Nuk mund ta them për çfarë kemi folur pasi është konfidenciale, por kanë dashur të dinë këndvështrimin e anëtarëve të rinj, të grupit parlamentar, të të rinjve, unë si drejtues i forumit rinor si gjykoj ndër të tjera dhe për këtë çështje (të Berishës) dhe si e gjykoj aktualitetin politik. Sigurisht nuk i lëviz presjen se qëndrimi im ka qenë i prerë. Është diskutuar mbi aktualitetin, mbi situatën, mbi një grup të caktuar deputetësh është kërkuar të merret një opinion dhe është patur mundësi të bëhet dhe një farë “poll” se çfarë mendojnë njerëzit brenda kësaj force politike”, tha Këlliçi.

Praninë e një grupi deputetësh të PD në ambasadën amerikane e konfirmoi edhe Gazment Bardhi disa ditë më parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?