Periudha e hetimeve për subjektet e OFL do zgjatet/ Juristët skeptikë për punën e saj: Solli përplasje mes SPAK e policisë

28 Nëntor 2020, 16:02| Përditesimi: 28 Nëntor 2020, 16:26

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit pritet të finalizohet në datën 31 dhjetor, të paktën që prej kësaj date e në vazhdim nuk do të ketë më formularë që do të shpërndahen për deklarim pasurie. Megjithatë, ekzekutivi ka në plan të bëj disa ndryshime të Aktit Normativ të OFL, tek i cili parashikon zgjatjen e afateve të hetimeve për të gjithë pasuritë që janë sekuestruar. Kur jemi drejt fundit, puna e OFL shihet nga juristët e panevojshme. Për avokatin Elis Bilali krijimi i OFL solli përplasje kompetencash mes SPAK dhe Policisë.

"Republika e Shqipërisë e ka patur të gjithë kuadrin ligjor, i ka patur strukturat e posaçme, i ka patur të gjitha institucionet, të cilat nënin verifikimin e të gjitha të ardhurave dhe pasurive të krijuara nga aktiviteti i paligjshëm. E kam vlerësuar si një përplasje kompetencash ndërmjet SPAK-ut tashmë si një prokurori e posaçme dhe ndërmjet policisë", thotë Bilali.

Në bazë të OFL-së, afati që i lihet në dispozicion SPAK-ut për të hetur pasurinë është gjashtë muaj. Bilali thotë se është kohë relativisht e shkurtër që brenda kësaj kohe të kryhet hetim i hollsishëm.

"Ishte e nevojshme që keto hetime të mos kryheshin për një periudhë afatshkurtër. Janë vetë natyra e këtyre hetimeve që kanë nevojë për një hetim të hollësishëm, të imtësishëm, i cili zgjat në kohë. Është i pamundur të bëhet verifikimi i burimi i krijimit të këtyre pasurive brenda një afati të shkurtër siç kishte përcktuar OFL-ja", shtoi ai.

Që prej fillimit, OFL ka dërguar 1500 pasuri në SPAK, ndërsa deri tani me vendim gjykate është vetëm një konfiskim. Ministria e Brenshme ndërkohë po bënë gati draftin për të shtyrë kohën e hetimit, jo më gjashtë muaj, port ë pacaktuar për hetime.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?