Perime të skuqura me susam nga zonja Albana

3 Qershor, 12:56| Përditesimi: 3 Qershor, 12:58

  • Share

Perime të skuqura me susam

Përbërësit:

  • 3 lgj vaj kikiriku / luledielli
  • 1 lgj vaj susami
  • 12 thelpinj hudhër
  • 220 gr brokoli
  • 100 gr bishtaja
  • 200 gr giethe spinaqi
  • 6 qepë të njoma
  • 2 lgj salcë soje
  • 2 lgj verë orizi
  • 3 lgj ujë
  • 1 lgj fara susami

Përgatitja:

Ngrohim vajrat në një tigan të madh dhe kalojmë thelpinjtë e hudhrës për 30 sekonda. Shtojmë brokolin dhe e skuqim për 3 minuta. Hedhim bishtajat dhe i skuqim për 2 minuta, më pas shtojmë spinaqin, qepët e njoma dhe i skuqim për 2 minuta të tjera. Bashkojmë me masën salcën e sojës, verën e orizit, ujin dhe i gatuajmë për 3-4 minuta duke i përzier vazhdimisht. Hedhim perimet në një pjatë për servirje, i spērkatim me farat e pjekura të susamit dhe e shërbejmë menjëherë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?