Perime në tavë për 5 minuta nga zonja Albana

12 Janar, 11:51| Përditesimi: 12 Janar, 11:53

  • Share

Perime në tavë

Përbërësit:

  • 1 patate
  • 1 kungull
  • 1 qepë
  • 2 speca
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 patëllxhan
  • 5-6 domate qershi
  • 1 filxhan çaj salcë domate
  • 1 gjethe dafine
  • 1 lugë kafeje kerri
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Bimë aromatike sipas dëshirës

Përgatitja:

Marrim të gjithë perimet dhe i presim në kubikë. I marinojmë me kripë, piper dhe kerri dhe i vendosim në një tavë. Shtojmë salcën e domates, vendosim gjethen e dafinës dhe bimë aromatike të tjera sipas dëshirës dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë për rreth 25-30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?