Bota

Përhapja e Variantit Delta, Australia do të përgjysmojë fluturimet ndërkombëtare

2 Korrik 2021, 09:57| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 13:31

  • Share

Në përpjekje për të kufizuar përhapjen e Variantit Delta të Koronavirusit, Australia ka paralajmëruar përgjysmimin e fluturimeve ndërkombëtare, vetëm pask pasi gjysma e popullsisë së vendit u vendos në shterrethim. .

Duke nisur nga 14 korriku, Australia do të pranojë pak më shumë se 3,000 njerëz në javë,  masë që mund të zgjasë deri në vitin e ardhshëm.

Njoftimi ka shkaktuar tronditje mes australianëve që jetojnë jashtë vendit dhe janë ndarë nga familjet e tyre. Por Kryeministri Scott Morrison tha se masa do të ulte presionin mbi kufizimet në vend.

Masa është marrë pasi ka pasur shfaqje të rasteve të reja nga të ardhurit nga vendet e tjera, pavarësisht karantimit të detyrueshëm.

Australia, ka ndjekur një strategji të fortë për mbajtjen nën kontroll të pandemisë derisa sa të vaksinojë shumicën e popullsisë , ndërkohë që deri tani janë vaksinuar vetëm 8% deri më tani.

Qeveria australiane është përballur me kritika për politikat e saj kufitare gjatë vitit të kaluar, të cilat kanë krijuyar vështirësi për shumë familje dhe e kanë bërë të vështirë për shumë Australianë të kthehen.

Për të zbutur disa nga shkurtimet, Morrison tha se numri i fluturimeve të riatdhesimit për Australianët që duan të fluturojnë në shtëpi do të rritet dhe gjithahstu do të fillojnë aranzhimet e karantinës në shtëpi për udhëtarët e vaksinuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?