Bota

Përhapja e COVID-19 në Korenë e Veriut, alarmohet Kim Jong Un: Katastrofa më e madhe që po kalon vendi

14 Maj 2022, 12:24| Përditesimi: 14 Maj 2022, 12:27

  • Share

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka deklaruar se përhapja e shpejtë e Covid-19 është një "katastrofë e madhe" dhe është situata më e vështirë që po kalon vendi.

Në një takim urgjent pas njoftimit zyrtar për rastin e parë me koronavirus në vend, Kim bëri thirrje për një betejë të gjithanshme për të trajtuar përhapjen e virusit.   

Ekspertët besojnë se virusi ka të ngjarë se po qarkullon në Korenë e Veriut prej disa kohësh, ndërsa ekziston frika se një shpërthim i madh mund të ketë pasoja të tmerrshme për vendin.

Popullsia e Koresë së Veriut prej 25 milionë banorësh është e cenueshme për shkak të mungesës së një programi vaksinimi dhe sistemit të dobët të kujdesit shëndetësor.

Mediat shtetërore kanë raportuar se ka pasur gjysmë milioni raste të etheve të pashpjegueshme gjatë javëve të fundit, ndërsa 27 persona kanë vdekur. Vetëm një viktimë në kryeqytetin Pyongyang, u konfirmua se ishte prekur varianti Omicron. Vendi ka mundësi të kufizuara testimi, për pasojë shumica e rasteve me COVID që qarkullojnë nuk janë konfirmuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?