Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Përhapja alarmante e variantit delta, Kosova merr masa të reja anti-COVID! Mbyllen klubet e natës, në restorante vetëm me certifikatë vaksinimi

17 Gusht 2021, 18:58| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 19:09

  • Share

KOSOVË- Përhapja e frikshme e variantit delta në Kosovë ka bërë që qeveria të marrë masa të reja anti-COVID për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Duke filluar nga data 20 gusht, klubet e natës do të mbyllen për t’iu rikthyer punës sërish nga data 1 shtator.

Ndërkaq, në restorante do të lejohet vetëm futja me certifikatë vaksinimi, pra qytetarët duhet të vërtetojnë që janë vaksinuar ndaj COVID-19 ose të tregojnë një test PCR negativ ndaj koronavirusit.

Në mbledhjen e mbajtur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit është vendosur që nga data 20 gusht restorantet e kafenetë do të mbyllen që në orën 22:30.

Sakaq në lidhje me organizimin e dasmave është vendosur se kapaciteti i pjesëmarrësve do të reduktohet nga 300 në 150 persona, ndërsa nuk do të lejohen pas orës 22:30.

“Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë z. Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja. Për fat të keq pas ngritjes së numrit të infektuarve me COVID-19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese

Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021. Të gjithë Restorantet ditore, kafenetë etj., do të punojnë deri në orën 22:30. Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.

I lusim të gjithë qytetarët të ruhen  nga kjo gjendje alarmante, t'i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksinohen.Të infektuarve i'u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Oda e Hotelerisë dhe Turizmit.

Prej ditësh, Kosova ka shënuar shifra të larta infektimesh me COVID-19. Vetëm ditën e sotme 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitivë më koronavirusin, ndërsa 5 të tjerë kanë humbur jetën.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?