Protesta në Ekuador

Përgjimet zbuluan lidhjet e tij me mafian shqiptare, kërkohet dorëheqja e presidentit në Ekuador! Qytetarët organizojnë protesta masive

17 Shkurt 2023, 21:28| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 21:32

  • Share

Ditën e djeshme, shteti i Amerikës Latine, Ekuadori është përfshirë nga protestat popullore ku u kërkua dorëheqja e presidentit Guillermo Lasso. Siç raportohet, revoltat popullore kanë shpërthyer pas publikimit të përgjimeve ku provohej lidhja e ministrave të tij me anëtarë të mafias shqiptar.

Skandali për këtë rast shpërtheu pasi gazetarët e La Posta zbuluan se  Rubén Chérrez një person me lidhje të forta me mafian shqiptare, kishte kontakte me Danilo Carrera që shfaqej si “Kumbari i Madh” i cili merrte vendime për kontratat publike pa qenë zyrtar i administratës së kryesuar nga kunati i tij, Guillermo Lasso.

Protestuesit kanë kërkuar që Lasso të hetohet për lidhje me anëtarë të mafias shqiptare. Opozita ka bërë thirrje që me votim në parlament, të arrihen kuotat e duhura për shkarkimin e presidentit ekuadorian.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?