Përgjimet për Ndranghetan, Çela: Drejtësia e re siguron pavarësinë e prokurorëve, askush nuk i pengon të hetojnë nëse kanë dije të fakteve penale

28 Janar 2021, 14:20| Përditesimi: 28 Janar 2021, 16:19

  • Share

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka folur për përgjimet e publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri. Çela u shpreh para gazetarëve se askush nuk i pengon prokurorët që të nisin hetimet në Shqipëri në lidhje me përgjimet e kësaj dosjeje.

“Nuk kam informacion, por me këtë që po pyesni ju sot keni humbur shansin që të pyesni 270 prokurorë të pavarur të cilëve ligji i ri u mundëson të nisin hetimet për çdo fakt penal për të cilën ata vihen në dijeni. Prokurori i përgjithshëm, përgjatë 2020, ka marrë të gjitha masat administrative që të garantojnë prokurorët  për të vepruar në pavarësi të plotë. Ky është ligji dhe sot kjo është garancia më ë madhe që i është dhënë drejtësisë pavarësia e prokurorisë. Askush nuk mund ti pengojë prokurorët dhe drejtuesit  e prokurorisë të nisin hetimet për çështjet të cilat janë në kompetencat e tyre vendore”, tha Çela

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Pas ekzekutimit të urdhër-arresteve u publikuan mbi 1500 faqe përgjime ku mafiozë të grupit famëkeq italian flisnin për planet e tyre për investime edhe në Shqipëri. Ndërsa SPAK ka deklaruar se do u dërgonte letërporosi autoriteteve italiane në lidhje me hetimet dhe përgjimet e bëra ndaj grupit mafioz 'Ndrangheta' nëse ka prova konkrete të lidhjes së tyre me zyrtarë e politikanë shqiptarë. Edhe kryeministri Rama është shprehur se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime të mëdha në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?