Përgjimet nga policia, 7 garancitë ligjore që mbrojnë të drejtat dhe alarmi i rremë i opozitës  

17 Shkurt 2020, 17:12| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 17:15

  • Share

TIRANE- Partia Demokratike ka dhënë alarmin se ndryshimet e propozuara në ligjin për Policinë e Shtetit, në kuadër të aksionit kombëtar anti-krim, vendosin regjimin policor, shkelin Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut.

Po si qëndron e vërteta e ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit?

Ndryshimet parashikojnë të drejtën e policisë, për të marrë dy masa të veçanta, pa lejen e prokurorit, gjatë një veprimtaria informative-gjurmuese ose një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre. Dy masat janë përgjime dhe mbikëqyrje të fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale. Për të garantuar ligjshmërinë e kësaj veprimtaria nga policia janë parashikuar disa garanci, pikërisht për të evituar veprimet abuzive, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe devijimin nga kornizat ligjore. 

-Së pari, strukturat e policisë do të përgjojnë dhe survejojnë, pa vendim të prokurorit, vetëm personat e dyshuar për kryerjen e veprimtarie kriminale. Pra objekt i ligjit janë vetëm njerëzit e krimit apo të dyshuar si njerëz të krimit. 

-Së dyti, vënia e një personi nën përgjim apo nën mbikëqyrje të fshehtë nga strukturat policore, do të bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore. 
 
-Së treti, afati i përdorimit të këtyre masave të veçanta është i kufizuar. Një person mund të vihet nën përgjim jo më shumë se tre muaj. Kur këto masa përdoren për  me qëllim parandalimin dhe zbulimin e krimit të organizuar apo të krimeve të rënda, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm një herë me tre muaj të tjerë, gjithnjë me vendim të drejtuesve të policisë. 

-Së katërti, rregullat dhe procedurat për përdorimin e këtyre masave të veçanta nga policia do të përcaktohen në një udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, kreut të SPAK-ut dhe kryeprokurorit. 

-Së pesti, ministri i Brendshëm, kreu i SPAK-ut dhe kryeprokurori mund të kontrollojnë, në çdo kohë, zbatimin e rregullave dhe të procedurave të parashikuara në udhëzimin e përbashkët. 

-Së gjashti, të gjitha provat e mbledhura nga policia gjatë përdorimit të masave të veçanta, do t’i referohet prokurorisë. 

-Së shtati, të gjitha provat e mbledhura gjatë përdorimit të masave të veçanta që policia ia referon prokurorisë, do të vlerësohen nga gjykata. Kjo e fundit do të vlerësojë nëse procedura e mbledhjes së këtyre provave është apo jo e ligjshme. Pra, kjo veprimtari do të kontrollohet nga kreu i SPAK, kryeprokurori, prokurorët e çështjeve dhe gjykatësit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?