Përgjimet e reja nga trafikantët që nuk e japin 'mallin' pa marrë paratë: Të bjerë lekët pastaj të nxjerrim plaçkën!

28 Qershor 2023, 16:30| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 22:04

  • Share

1634825058_Pergjimetepoliciseilustruese.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni anti drogë që shkatërroi grupin kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike. Në një bisedë të realizuar në maj të vitit 2021 mes Shpëtim Pjeshkës dhe Artan Agalliut të cilët bisedojnë nga kamioni me një tjetër person për të bërë shkëmbimin e mallit.

I paidentifikuar: Per sa Jeni gati? Mos u vono shume!
Shpëtim Pjeshka: Dhjetë minuta.
Artan Agalliu: Dhjetë minuta,
I paidentifikuar: Dhjetë minuta. ok te te sjell lekët që tani?
Artan Agalliu: Po silli.
I paidentifikuar: Ok!

Artan Agalliu: Zëre i çikë këtej, aty pooo! T’i japim një qese të madhe.
Shpëtim Pjeshka: Vije xhupin, mbylle derën, shiko aty, prandaj o do rrish ti përjashta o do rrish brenda!!
Artan Agalliu: (Nuk kuptohet nga zhurma)
Shpëtim Pjeshka: Epo të bjeri lekët pastaj ta nxjerrim atë plaçkën!
Artan Agalliu: Te dal përjashta unë të rri aty? Punon dot vetëm pastaj ti?
Shpëtim Pjeshka: Po punoj or punoj…ai shoku!
I paidentifikuar: Ke dyzet.
Artan Agalliu: Saaa?
I paidentifikuar: Dyzet.


Lajmi kryesor:

'Ta provojmë një herë Turqinë o burrë...' Përgjimet që zunë mat trafikantët e drogës, Report TV zbardh dosjen e operacionit 'Nga bregu në breg'


A.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?