Përgjimet e grupeve kriminale në ‘sky’ dhe ‘Enrochat’, Rumano: Debat i madh në GJKKO nëse këto komunikime do konsiderohen të ligjshme

27 Nëntor 2023, 22:32| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 22:48

  • Share

 

Juristi Gentjan Rumano ka folur për hetimet e SPAK lidhur me përgjimet e zbardhura nga aplikacionet “sky” dhe “Enrochat”, duke deklaruar se mund të ketë një “mundësi shpëtimi” për personat e arrestuar.

Në studion e emisionit “5 pyetjet” në Report TV, Rumano tha se do të jetë një debat i madh në Gjykatën e Posaçme sa i takon këtyre përgjimeve, nëse do të merren në shqyrtim si prova të ligjshme, duke argumentuar se avokatët e të akuzuarve i konsiderojnë si të paligjshme përgjimet.

“Përgjimet për të cilat ngrihen këto analiza, janë komunikime në platforma sociale që janë marrë nga ana e strukturave europiane, kryesisht të Francës dhe Belgjikës që më pas i janë dhënë SPAK-ut për të bërë hetimet. Përgjimi vjen me kërkesë të prokurorisë dhe me vendim nga ana e gjykatës.

Kjo do të thotë se do ketë shumë diskutim. Nuk jam dakord me atë që u tha se gjykata europiane i ka pranuar këto raste, sepse ajo ua ka lënë për shqyrtim ligjit të brendshëm të gjykatave të këtyre vendeve.  E ka gjykata shqiptare si tagër të vendosë nëse do i marrë ose jo në shqyrtim këto përgjime.  Do jetë debat i madh që do vendoset nga GJKKO sa i takon këtyre komunikimeve. Kjo do jetë sfida më e madhe e GJKKO sot”- u shpreh juristi.


Lajmi kryesor:

Përgjimet që tronditën policinë/ Gazetari Dema: 70 efektivë hetohen nga SPAK! Ka shefa që janë dorëhequr! Hajdari: Duhet operacion i pamëshirshëm


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?