Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi

Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA për kandidatë ‘të pastër’, Bardhi: E turpshme dhe e dëmshme

1 Shkurt 2021, 16:15| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 16:32

  • Share

TIRANË- Për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, deklarata e kryeministrit Edi Rama se çdo kandidat mban përgjegjësi individuale në zgjedhjet e 25 prillit, është e turpshme dhe e dëmshme. Sipas tij, kjo deklaratë dëmton marrëdhëniet me SHBA dhe BE.

“Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar. Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën - dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill”, shkruan Bardhi.

Apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim e cila u bëri apel partive të nxjerrin kandidatë të pastër për deputetë në zgjedhjet e 15 prillit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar sot si përgjegjësi personale të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 01/02/2021 19:02

    un nuk jam me asnje parti politike ne shqiperi,por kam nje pyetje a ka kandidat me te papaster se LULZIM BASHA qe vodhi 200 miljon ne rrugen e kombit,apo ILIR META qe u kap duke vjedhur me figur e me ze ?,keta nuk duhet te kandidojne

    Përgjigju
  • Marmida: 01/02/2021 17:29

    Jepi Gaz caje marmiden qe te lirohesh... jepi by...

    Përgjigju
  • F-35: 01/02/2021 17:04

    Ik or legen, po ju keni kryetarin kampion te rekordeve penale. Po kur sulmuat e dogjet institucionet, nuk donit t'ja prishnit SHBA-se prandaj e bete?! Medemek keni mbeshtetje amerikane ju ndyresira! Pale, kur flasin per turp qenjet ndoshta me te paturpeshme ne planet.

    Përgjigju
  • Taulant: 01/02/2021 16:50

    Po ik o hajdar ik, nuk prishen marredheniet me SHBA nga keto gjera. Ju po fusni ne liste Xhelal Mziun e denuar dhe te korruptuar te tjere, ben diversion me deklaratat e Rames qe jane korrekte ne thelb.

    Përgjigju
  • Martin: 01/02/2021 16:41

    Jo o Finok,deklarata e Premier Ramës asht Fair..,sh Demokratike..,se fakti e se Kurr! E kjo vlen edhe për Ju,njësoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?