Përgjaket derbi në Kolumbi, dy tifozë humbin jetën dhe 14 plagosen rëndë! Ultrasit të shtrirë në rrugë (PAMJE TË RËNDA)

1 Maj 2023, 13:15| Përditesimi: 1 Maj 2023, 13:37

  • Share

KOLUMBI - Përgjaket derbi i Medelinit në Kolumbi. Independiente Medelin humbi 1-3 kundër Aletico Nacional, me duelin që prodhoi dy viktima dhe 14 të pagosur rëndë. Atmosfera jashtë stadiumit "Atanasio Girargot" ka qenë e tensionuar për orë me radhë, teksa ultrasit janë përleshur me sende të forta, thika dhe sende të ndaluara nga policia.

Për pasojë dy tifozë kanë humbur jetën jashtë stadiumit dhe shumë të tjerë iu është dashur të përfundojnë në spital me plagë të rënda. Një prej viktimave është Alejandro Gallego, i njohur edhe si ‘Zombie’, një 25-vjeçar anëtar i Los del Sur, grupimi i tifozëve të Atl Nacional.

Viktima tjetër ishte Anderson Jaramillo, 34 vjeç, i cili i përkiste Rexixtencia Norte, grupi i tifozëve të Independiente.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?