Foto ilustruese

Përgatituni! Kjo fundjavë e nxehtë, por java tjetër edhe më përvëluese! Ja parashikimi i motit

15 Korrik 2023, 07:13| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 07:20

  • Share

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë

Temperatura maksimale në fundjavë do të shkojnë deri 37 gradë Celcius, ndërsa javën tjetër pritet që të jetë një javë edhe më e nxehtë. Temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë Celcius.

Ndryshe nga Shqipëria vendet e Evropës duket se nuk do të jenë me të njëjtin fat. Në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë, temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celcius

Qytetarët duhet të shmangin daljen jashtë në oraret e pikut të të nxehtit, për të shmangur situata të tilla si sisa turistë në Itali që raportohet kanë humbur ndjenjat në rrugë goditja e nxehtësisë. Për këtë arsye, njerëzit janë këshilluar të pinë të paktën 2 litra ujë në ditë dhe të shmangin kafen dhe alkoolin, të cilat janë dehidratuese.

Vala e të nxehtit “Cerberus” filloi në Sahara përpara se të lëvizte nëpër Afrikën veriore dhe në Mesdhe.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?