Përgatitjet për Botërorin, sonte luhen miqësoret e luksit

23 Mars 2018, 11:27| Përditesimi: 23 Mars 2018, 11:30

  • Share

Botërori i Rusisë është në prag dhe sonte disa nga skuadrat favorite për të fituar Kupën e Botës luajnë miqësore luksi në funksion të këtij turneu. Argjentina e Leo Messit do të luajë në Manchester ndaj Italisë. Të kaltërit duan të rinisen pas dështimit për të luajtur në Botëror. Kjo miqësore është edhe e para për trajnerin privozor Luigi Di Biagio, i cili në konferencë ka thënë:” Për ne nis një Botëror i vogël dhe duhet të harrojmë atë që ndodhi në muajin nëntor. Duhet të rinisemi shpejt , me entuziazmin e duhur dhe t’u japim hapësira të rinjve” e mbyll Di Biagio i cili është në provim nëse do të qëndrojë apo jo trajner i përhershëm.

Sa i përket formacionit Italia pritet të luajë me rreshtimin 4-3-3. “Kjo do të jetë Argjentina e Leo Messit jo e imja” kështu ka deklaruar trajneri i amerikano jugoreve Jorge Sampaoli në konferencën për shtyp. Ai i ka thurur elozhe Gonzalo Higuain ndërsa për të përjashtuarit e mëdhenj Dybala dhe Icardi nënvizon: “Dybalan ose nuk e kemi vlerësuar saktë ose ai nuk është përshtatur dot me idenë tonë të futbollit ndërsa Icardi nuk ka marrëdhënie të mira me shokët e skuadrës” e mbyll trajneri i Argjentinës. Edhe Argjentina do të luajë me skemën 4-3-3 ku në sulm do të jenë Messi –Higuain e Di Maria megjithëse sulmuesi i Barcelonës ka shfaqur edhe probleme.

Në Dyseldorf luhet një tjetër super sfidë Gjermania pret Spanjën . Trajneri i iberikeve Julen Lopetegui ka sqaruar se skuadra e tij mbrëmjen e sotme do të kërkojë të bëjë një paraqitje të mirë mundësisht të fitojë. Kapiteni Sergio Ramos luan sot ndeshjen numër 150 me “furitë e kuqe”. Edhe Gjermania do të kërkojë të tregojë muskujt dhe të fitojë këtë miqësore duke qenë se është edhe favoritja kryesore për tu shpallur kampione e Botës në Rusi. Trajneri Loeë do të luajë me artilerinë e rëndë ku në fushë do jenë Ozil, Kross, Mueller dhe Sane. Të gjithë janë me mendjen në Rusi dhe përballje spektakolare do të jenë edhe Hollandë-Angli e Francë-Kolumbi ndërsa Portugalia e Ronaldos pret Egjiptin e Salah.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?