Kanabisi i sekuestruar

Përgatiste kanabisin në shtëpi dhe e shiste në Kamzë, arrestohet 29-vjeçari

3 Maj 2023, 09:34| Përditesimi: 3 Maj 2023, 09:39

  • Share

KAMËZ- Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi shiste kanabis në lagjet e Kamzës në Tiranë.

I riu i përgatiste dozat në shtëpi pasi e siguronte lëndën narkotike dhe e shiste në lagjet e Kamzës.

Policia e kapi të riun, në rrugën "Demokracia". Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, në rrugën "Xhorxh Bush", i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 82 doza, gati për shitje.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?